Aktualitet

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”

Shkruar nga Liberale

Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, feston sot 74-vjetorin e lindjes.

Sot ishte një festë e dyfishtë për familjen e tij, sepse 5 korriku shënon edhe 51 vjetorin e martesës së çiftit Berisha. Sali dhe Lirie Berisha nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin, ndaj edhe ish-kryeministri vendosi me anë të një fotoje familjare, t’i adresojë një urim të veçantë bashkëshortes së tij.

“Mirëmëngjes miq, sot familja janë feston 74 vjetorin e më të mirës së familjes tonë, Lilit, por edhe 51 vjetorin e martesës tonë. Gëzuar Lili! Se bashku edhe shumë e shumë vite të tjera! Sb”, - ka qenë mesazhi i Berishës në profilin e tij Facebook. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH