Globi

Dy fëmijët iu mbytën në lumë, ç’po ndodh me nënën nga Prizreni

Shkruar nga Liberale
Dy fëmijët iu mbytën në lumë, ç’po ndodh

Vdekja e dy fëmijëve shqiptarë tronditi mbarë shoqërinë shqiptare. Familja nga Prizreni jetonte prej 15 vitesh në qytetin Mont Brison, të Francës. Majda Demiri, 5 vjeç dhe Adil Demiri 2 vjeç humbën jetën tragjikisht në lumin Le Moingt, teksa po luanin anës tij.

Ngjarja ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Ajo u fut në lumë, por nuk mundi t’i nxirrte ata jashtë për shkak të dallgëve.

Televizioni “T7” i Kosovës ka kontaktuar me familjarët, të cilët kanë treguar se nëna është shtruar në spital. Sipas familjarëve, ajo është ende është në gjendje kome.

Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH