Aktualitet

Dy elektriçistët i zë korrenti, njëri në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Dy elektriçistët i zë korrenti, njëri në gjendje

Dy elektriçistë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike këtë mesditë në Memaliaj, teksa po punonin në një shtyllë tensioni.

Incidenti ka ndodhur në në fshatin Çërrilë, ku shtetasit me iniciale A.M dhe A.H. po riparonin linjën elektrike. Policia njofton se shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

Nuk dihet nëse punonjësit kanë pasur mjetet e duhura mbrojtëse dhe po punonin sipas rregullave të punës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH