Aktualitet

Dy aksidente me të plagosur brenda 20 minutave në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Dy aksidente me të plagosur brenda 20 minutave në Tiranë

Dy aksidente në një hapësirë kohore kanë ndodhur sot në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” ku mjeti kamion me drejtues E. K., 37 vjeç, ka aksidentuar G. R., rreth 60 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Mësohet se i moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti me drejtuese S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH