Aktualitet

Dy aksidente brenda pak minutash, 3 të rinj transportohen te Spitali i Traumës

Shkruar nga Liberale
Dy aksidente brenda pak minutash, 3 të rinj transportohen te Spitali i

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Mamurras e Lezhë, ku si pasojë janë plagosur katër persona.

Aksident i parë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras, ku kanë mbetur të lënduar tre të rinj të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në kryqëzimin e Spitenit, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar shoferja e njërit automjet.

Menjëherë është bërë i mundur transportimi i saj drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ku po kryhet ekspertiza përkatëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH