Aktualitet

Dy 23-vjeçarë rrëmbejnë dhe përdhunojnë 17-vjeçaren, më pas e braktisin në një fushë

Shkruar nga Liberale
Dy 23-vjeçarë rrëmbejnë dhe përdhunojnë

Rastet e abuzimeve kanë qenë prej ditësh kryetemë e mediave greke, ndërkohë që është zbuluar edhe një rast i ri në zonën rurale të Livadias në Boeoti.

Dy 23-vjeçarë grekë u identifikuan si autorë dhe u arrestuan në një zonë të Atikës.

Viktima është një vajzë 17-vjeçare nga Livadeia, e cila kishte denoncuar në policinë lokale se pas një telefonate me një prej të rinjve, ata ranë dakord të takoheshin në Livadeia të dielën e datës 2 tetor. Mirëpo ai është shfaqur me një shok të moshës së tij dhe e mitua, e cila e ka kuptuar qëllimin e tyre ka dashur të largohet. Por dy 23-vjeçarët e futën me forcë në makinën e tyre dhe e çuan në një zonë rurale, ku e përdhunuan njëri pas tjetrit.

Ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer ndaj nxënëses së mitur konfirmoi se ajo kishte qenë viktimë e përdhunimit, ndaj oficerët e policisë së Livadias morën leje për të hequr privatësinë e komunikimeve telefonike. Sapo u identifikuan të rinjtë me të cilët fliste 17-vjeçarja, nga hetuesi i Gjykatës së Magjistraturës Livadeia u lëshuan urdhër arresti, në bazë të çështjes së ngritur në ngarkim të tyre për rrëmbim dhe dhunim të një të miture si vepër penale.

Hetimi paraprak vijon, pasi po hetohet për përfshirjen e tyre të mundshme në përdhunime të tjera të të miturve./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH