Aktualitet

Dy 15-vjeçarë gjenden të shtrirë jashtë lokalit, policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
Dy 15-vjeçarë gjenden të shtrirë jashtë lokalit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Dy adoleshentë janë gjetur të shtrirë pranë kalasë së qytetit të Elbasanit, përballë Teatrit Skampa.

Ata janë transportuar në gjendje të rëndë në spital. Sot ka ardhur edhe sqarimi i policisë, e cila thotë se dy 15-vjeçarët ishin dehur me alkool.

Mësohet se nga ana tjetër, ISSH ka gjobitur lokalin ku dy të rinjtë janë dehur me alkool.

Njoftimi i Policisë

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”, Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH