Aktualitet

“Dvorani”, çmimi që inkurajon drejtësinë dhe magjistratët

               Publikuar në : 20:50 - 28/02/21 liberale

Emisioni “Java në RTSH” që drejtohet nga analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli kishin zgjedhur si personazh të javës që po lemë pas, gjyqtarin Adrian Dvorani, të cilit iu dha çmimi Kampion i Antikorrupsionit nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Përtej meritave dhe sadisfaksionit  vetjak që merr fituesi, ky çmim është një ngjarje shumë domethënëse në një rrafsh të gjere”, shkruhej në tekstin e emisionit  Java në RTSH.

“Së pari, kjo do  të thotë se admnistrata e re e Presidentit Biden i ka përcaktuar si përparesi  standartet e antikorrusionit dhe trasparencës në gjithë botën.

Së dyti, në  implementimin e parë të këtij çmimi, shohim  me gëzim se  radari amerikan  është ndalur  në vendin tone ku është në  proces zbatimi reforma në drejtësi me bashkautorësi amerikane  e europiane në konceptim dhe zbatim.

Së treti, duke mbajtur parasysh faktin  e njohur se  në  vendet ku sundon kultura e pandëshkueshmërisë magjistratët dhe individët mund të mbeten veten e të thyhen në përpjekjet  e tyre, SHBA, ofrohet me një çmim që njeh dhe promovon në një nivel të lartë këto përpjekje dhe vetë autorët e tyre.

Nga kjo pikpamje, laurimi i Adrian  Dvoranit  është një nxitje dhe një inkurajim i jashtëzakonshëm  për gjithë trupën e prokurorëve, gjyqtarëve,  hetuesëve  të Byrosë Kombetare të Hetimit dhe  individëve të çdo fushë që kanë detyra e sfida  për të përmbushur  në shërbim të demokracisë dhe  shtetit ligjor.

Është dikush që i sheh, dikush që i vlerëson,  dikush që i mbron, dikush që ua di. Dhe ky “dikush” është as me pak e as me shumë fuqia me madhe demokratike e botës”, pohon Java në RTSH.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back