Aktualitet

Durrësi i 'mbytur' nga mbeturinat, gjendet zgjidhja për dy javë

Shkruar nga Liberale
Durrësi i 'mbytur' nga mbeturinat, gjendet zgjidhja për dy

Këtë mëngjes qyteti i Durrësit është zgjuar më i pastër. Kontejnerët e mbeturinave ishin zbrazur dhe malet me mbeturina urbane nuk ishin më në trotuare.

Jo zyrtarisht, bëhet me dije për A2, se një firmë që operon në fushën e mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve, ka ofruar depozitimin e mbetjeve urbane të bashkisë së Durrësit falas deri në datën 15 korrik.

Pas kësaj date, bashkia duhet të gjejë vetë zgjidhjen për të mos përsëritur më skenat ku qyteti gati sa nuk po mbulohej nga mbetjet.

Ky është një rast i paprecedentë, ku qyteti çlirohet nga mbeturinat falë ndjesisë së subjekteve private, pasi institucionet që marrin taksa për pastrimin e qytetit prej kohesh janë në ngërç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH