Aktualitet

Durrës/ Si nisi sherri ku mbeti i i plagosur djali dhe vdiq babai

               Publikuar në : 22:03 - 18/09/20 liberale

Detaje të reja nga sherri me leva dhe armë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës që përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur. Konflikti ka qenë mes dy familjeve Tatozi dhe Baboçi.

Sipas Abcnews, fillimisht ka qenë djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (ka ndryshuar mbiemrin), që ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi, shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra.

Në këtë moment në ndihmë të djalit ka shkuar i ati, Armando Baboçi, që më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali pranë vendit të ngjarjes dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatozi.

Të gjendur në vështirësi, pasi ishin vetëm përballë familjes Tatozi, babë e bir tentuan që të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre ‘Alfo Romeo’, por anëtarët e familjes Baboçi i ndoqën dhe njëri prej tyre i qëlloi duke i plagosur.

Babë e bir u dërguan me shpejtësi në spital, por i ati fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët. Gjashtë anëtarët e familjes Tatozi, mes të cilëve është edhe autori që qëlloi me armë janë shoqëruar nga policia.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back