Paraditen e sotme është parandaluar një krim në familje, djali do vriste babain e tij me thikë e kërcënonte të mbyllur në një dhomë. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi private në fshatin Rrashbull.
Telefonata e bërë në rajonin e policisë Durrës nga motra e vet ,ka bërë të mundur shpëtimin e tij.
Detaje nga Policia
Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin.
Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.
Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.
Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për “Dhunë në familje”./Gazeta Liberale