Aktualitet

Durrës/ 33-vjeçari hyn me kallashnikov me 2 karikatorë në lokal

Shkruar nga Liberale
Durrës/ 33-vjeçari hyn me kallashnikov me 2 karikatorë në

Policia e Durrësit ka parandaluar një krim dhe ka arrestuar një 33 vjeçar i cili kishte nën xhup një armë zjarri bashkë me dy karikatorë dhe po futej në një restorant.

Menjëherë është organizuar operacioni dhe është vënë në pranga 33-vjeçari që figuron me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

"L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”", njofton policia.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Durrësit parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Marrja në kohë e informacionit dhe reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me armë zjarri në një lokal.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.

Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH