Aktualitet

Dumani raporton në Kuvend punën e SPAK gjatë 2022: Dënime për 4 ish- zyrtarë të lartë

Shkruar nga Liberale
Dumani raporton në Kuvend punën e SPAK gjatë 2022: Dënime

Kreu i SPAK, Nuredin Dumani ka raportuar sot në Kuvend punën e këtij institucioni gjatë vitit 2022. Dumani tha se është rritur numri i procedimeve peneale dhe është paraqitur masa e dënimit për 4 ish-zyrtarë.

Po ashtu, ai foli edhe për digjitalizimin e këtij institucioni, ku tregoi se po krijohet një sistem që do të parqaqesë procedimet penale dhe eksperimentimi i tij do të filojë gjatë këtij viti.

“SPAK vijon të konsideroj thelbësore pavarësinë e saj institucionale në përputhje të funksioneve të saj kushtetuese. Është në proces miratimi dhe rregullorja për sistemin e vlerëesimit të rezultateve të punës dhe integritetit të hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit. SPAK po krijon një sistem për digjitalizimit të informacionit dhe të dhënave që lidhen me procedimet penale. Synojmë që në vitin 2023 të fillojë faza eksperimentale e këtij sistemi. Ka një rritje të procedimeve penale dhe konkretisht janë regjistruar 28 precedime penale me 34 persona në hetim.

Ka një rritje të përdorimit të hetimeve pro-aktive në 122 procedime penale. Është rritur gama e databaseve shtetërore ku SPAK ka akses të drejtëpërdrejt. Shumë verifikime i bëjmë direkt nga SPAK. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Posaçme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, gjatë vitit 2022 janë dhënë katër vendime dënimi me katër persona që ish-zyrtarë të lartë. Ndërkohë në periudhën 2020 -2022 rezulton se në total nga SPAK janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, ku përfshihet ish-gjyqtarë, dhe ish-kryetarë bashkie”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH