Aktualitet

Duma: Rrënojat e Thumanës, dëshmi i papërgjegjshmërisë së shtetit

Shkruar nga Liberale
Duma: Rrënojat e Thumanës, dëshmi i

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ishte sot në rrënojat e Thumanës nga ku akzuoi qeverinë se i ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë banorëve të saj.

Duma tha se fillimisht i la të ktheheshin në banesë pavarësisht dëmeve të tërmetit të shtatorit, ndërsa më vonë i braktisi bashkë me dëmet dhe humbjes së të afërmve.

Ajo solli në vëmendje rastin e familjes Cakoni dhe djalit Alessio Cakoni i cili mori vëmendjen e kreut të qeverisë pas tërmetit.

Por, sipas Dumës, kjo shfaqje u mbyll po aty pasi sot kjo familje jeton pa asnjë ndihmë ekonomike.

“Rrënojat e Thumanës janë një dëshmi e gjallë e goditjes së natyrës dhe përgjeshmërisë së shtetit. Ata u goditën nga tërmeti i shtatorit dhe kërkuan ndihmë dhe donin të dinin nëse mund të ktheheshin në banesë.

 Asnjë qartësi, të lënë të braktisur u kthyen në banesat e dëmtuara dhe presin fatalitetin. Tërmeti i nëntorit shkaktoi tragjehi dhe humbje jete. Ato familje vazhdojnë edhe sot të jenë viktima.

Njëra prej tyre është familja Cakoni. Alessio Cakoni u hodh nga banesa dhe shpëtoi, por ende në traumën që kishte humbur babain duhet të përballonte furtunën propagandistike të Ramës.

Pas fotos së famshme që bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve i shoqëroi në ditën e parë të shkollës. Mori dy djemtë që ishin ende në traumë dhe i shoqëroi në ditën e parë të shkollës.

Kjo ishte seria e fundit me regji të Edi Ramës ku ai premton që do japë shtëpi, mbështetje por pas kësaj, i la i harroi, i braktisi. Derisa vjen një ditë kur Manjola, nëna e Alession shfaqet në media dhe atëherë rifillon ngjarja”, tha Grida Duma.

https://www.facebook.com/grida.duma/posts/1763482997150670

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH