Aktualitet

Duka: Vettingu për politikanët i tmerrshëm, çfarë jemi ne armiq të popullit?

Shkruar nga Liberale
Duka: Vettingu për politikanët i tmerrshëm, çfarë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk është njohur me propozimin e PD, për vettingun në politikë.

Duka, si deputet i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, tha se nuk e kanë pyetur dhe askush nuk është konsultuar me të për këtë iniciativë. Sipas tij, nëse qëllimi është për të filtruar deputetë, janë të mjaftueshme ato institucione që janë.

“Duhet të njihesha me këtë iniciativë, nuk e kam lexuar tamam. Nëse qëllimi është për të filtruar deputetët, janë të mjatueshme ato institucione që janë e kjo për mua është e tepërt. Nuk më kanë pyetur, nuk janë konsultuar. Ne do shohim dhe do votojmë. Në pamje të parë duket iniciativë e tepërt sepse ne i kalojmë ato filtrat e nevojshme dhe kjo më duket një hallkë e tepërt. Një politikan kalon ILDKP, kalon dekriminalizmin, futin dhe një vetting dhe kjo është e tmerrshme, çfarë është politkani armik i popullit?”, tha Duka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH