Sport

Duka reagon për dhunën ndaj lojtarëve të rinj: E papranueshme

Shkruar nga Liberale
Duka reagon për dhunën ndaj lojtarëve të rinj: E

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar pas video së publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se trajneri i i Laçit U-17, Ndue Tarazhi, godiste lojtarët e tij ndërsa i fajësonte për një humbje.

Pas verifikimeve, mësohet se kjo video është regjistruar në vitin 2016. Lidhur me këtë ngjarje, Duka ka thënë se sjellja e Ndue Tarazhit është e papranueshme

“Nëse është e vërtetë, është e papranueshme. Sigurisht që ka pasur metoda të tilla “spartane” apo të dhunshme, por në kohën e sotme është e papranueshme. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë grintë futbollistëve. Mënyra të tilla për të edukuar apo për të motivuar janë të papranueshme, të ndaluara absolutisht po, por edhe të papranueshme”,-tha Duka.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet Ndue Tarazhi duke iu drejtuar të rinjëve ; “Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi. Pis pisi. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Palaço. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si ua bëjnë golin ju të dyve? Asnjëri nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjimin ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor, nuk ju vjen turp. Me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në daç fitoni, në daç humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë, në duel shpejtësie. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin”.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime për veprimet e tij ndaj lojtarëve të rinj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH