Editorial

Duhet të flasim për bërthamoren, tranzicioni energjetik dhe kostot e tij

Shkruar nga Liberale
Duhet të flasim për bërthamoren, tranzicioni energjetik dhe

Ferruccio de Bortoli

Burimet fosile ndosin ajrin, e bëjnë klimën nxehtësisht të padurueshme, por sërish ia kemi nevojën atyre. Më shumë se më parë, sepse nxjerrja është e vështirë, lënda e parë po mbaron dhe çmimet e tyre po shkojnë në qiell.

E gjithsesi, shtiremi si të mos jetë kështu. Në skenën ndërkombëtare të kushtuar emergjencës së klimës, është sikur konjuktura aktuale ekonomike të mos ekzistonte.

Ky mënjanim komunikativ (në fakt u fol shumë në samitin e G20 për zinxhirin e vlerave dhe të furnizimeve) nuk e ndihmon kuptimin e kompleksitetit të fenomeneve të lidhura me tranzicionin energjetik, nga i cili varet e ardhmja e gjeneratave të reja dhe jeta në planet.

Është thelbësore të kemi guximin për t’u hedhur mbi pengesën, për të besuar në realizimin e një ëndrre – ashtu si e ka quajtur në ndonjë rast kryeministri italian Mario Draghi – por nuk ndihmon rritjen e një planeti të vetëdijshëm mbi tragjedinë që po jetojmë dhe durimin që kemi ndaj keqpërdorimit dhe hipokrizive.

Evropa, drejtësisht krenare për të qenit avangarde në vendosjen e objektivit me agjendën “Zero emisione deri në 2050-ën”, e domosdoshme për të përmbajtur rritjen e temperaturave, frikohet se mos këtë dimër, mund të mbesë në të ftohtë.

Angazhimi për të mbjellë miliarda pemë deri në vitin 2030 – përmbajtje e dokumenteve përfundimtare të G20 – ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse nuk ka mënyrë më të mirë për të kapur dyoksidin e karbonit.

Por, a nuk rrezikohet që të zhbëhet që në fillim si e parealizueshme?

Ka 142 pemë në Tokë për çdo banor të saj. Një treg ndërkombëtar krediti më efikas për të mos ndotur mund ta bëjë atë më pak të bëshëm. Koncepti është nuk i pres pyjet dhe marr diçka në këmbim.

Ajo diçka, është një avantazh ekonomik mbi mosvijimin e një aktiviteti të dëmshëm dhe si rrjedhojë, më të vëzhgueshëm. Sepse aspekti më gjëmbaç, jo vetëm politikisht, i akordeve të arritura deri më sot, është ai i kontrolleve.

Nëse janë të rrufeshëm janë të dobishëm për të korrigjuar në vrap e sipër, ose për t’u munduar që ta bëjnë të mundur, fenomenet globale me gjerësi biblike. Përndryshe, konstatimi “ex post” është thjesht certifikimi i një dështimi.

Formula “të dëlira me konsensus, shpesh pa një debat të vërtetë, ambicioze me fjalë, pak ngushtuese në fakte dhe në procedura”, ka shkruar në të përditshëm “La Repubblica”, ambasadori Giampiero Massolo.

Bën mirë kryeminsitri britanik, Boris Johnson, që përdor zhargonin e “një minuti në mesnatë”.

Jep një kuptim, sikur nuk ka më asnjë minutë për të humbur. Duhet kujtuar gjithashtu, se si partnerë të tij të tjerë ndërkombëtarë, mbi përdorimin e qymyrit – për të cilin u vendos të ndalohen investimet publike – nëse energjia eolike apo diellore, burime të rinovueshme, por jo fatkeqësisht jo të përcjellëshme, nuk prodhojnë energjinë e nevojshme.

Keqkuptimet

Edhe ky është një keqkuptim mashtrues. Ashtu si ka shkruar Jacopo Giliberto për “Il Sole 24 Ore”, duke folur për paqendrueshmërinë e energjisë së rinovueshme: Nuk manifestohet në kosto të ulëta prodhueshmërisë, por në kostot e larta të prodhimit.

Me teknologji të qëndrueshme, pikëmbërritja e neutralitetit karbonik, mbetet një ëndërr. Është shumë me vend të kemi besim në progreset teknologjike.

Është hipokrite të mendosh se mund të bëhet pa energjinë bërthamore të gjeneratës së re, e cila do të pranohet nga Bashkimi Evropian – edhe për shkak të presionit të Parisit – në qendrimin e ri të burimeve të premtuara.

Mbetet e pakuptueshme një oponencë ambientaliste mbi teknikat – në të cilat Italia ka pozicion pararendës – për kapjen në fusha të shteruara ose transformimin e CO2 në atmosferë.

Për herë të parë në G20 – siç e ka pohuar Draghi – u diskutua për të ashtuquajturin “carbon pricing” dhe për prezantimin e tij në shkallë të gjerë si instrument për të bërë pjesë në çmimet e burimeve fosile të jashtme të lëshimeve të gazeve serrë.

Përmendet në kapitullin 30 me shtesën e një vëmendjeje për vendet e varfra në fazë zhvillimi.

Nën formën e akcizave, të një përdorimi më të gjerë të sistemit të tregtimit të emisioneve, pra të certifikatave të nënshkruara nga ndotësit dhe të rregulluara prej Bashkimit Evropian, është koncepti i aplikimit të një takse karboni, e cila godet prodhimet me emisione të larta.

“Jemi ende në fazë fillestare”, është komenti i Valeria Termini-t, docente e ekonomisë në Universitetin Roma Tre dhe autoren e artikujve shkencorë për ONU-n, “por ideja e një çmimi global të karbonit, mund të përfaqësojë një përgjigje fituese të samitit klimatik COP26 në Glosgow, mbi uljen e perspektivës dhe në masë domethënëse të mbi 36 miliardë tonëve të ndotjes së përllogaritur në vitin 2019”.

Çdo shtet mund të zgjedhë – ashtu si ndodh edhe sot – ndërmjet taksave globale të karbonit apo tregtimit të njëhsuar, instrumentin që preferon të vërë në llogari të çmimit të karbonit.

Italia fjala bie, ka zgjedhur akcizat. Pjesë e të tilla masave, duhet të furnizojë fondin për të ndihmuar vendet më të varfra në përmbajtjen e kushteve të tranzicionit të aktivitetit të tyre ekonomik.

Nuk shoh personalisht alternativa të tjera të besueshme, mbi të gjitha kaq fleksible, sa ai i një sistemi global të taksimit.

Një përgjigje shumë konkrete e pështjellimit mbi ndotjen sociale të tranzicionit ekonologjik, të ngritur nga një artikull i “Project Syndicate” i Nicholas Stern dhe Joseph Stikliz (Getting the social cost of carbon right).

Konjuktura aktuale e çmimeve të energjisë nuk është aspak e favorshme për aplikimin e një takse globale mbi karbonin. Në dhjetë muajt e parë të vitit 2021, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 173% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ai i gazit, me 272%.

Kjo e ka detyruar qeverinë të lëshojë një fond prej 4.7 miliardësh, për të ndihmuar me faturat. Fonde u morën edhe nga ai mbi tranzicionin ekonologjik të mbledhur.

“Mbajtja e pandryshuar e tarifave”, shkruan Alberto Clo në numrin e fundit të revistës “Energia”, “do t’i kushtonte vitit 2022 rreth 9.5 miliardë euro”.

“Në janar gjërat mund të përkeqësohen, duke marrë parasysh që kuotizacionet etetorit për gazit natyral janë rretj dyfish i atyre të përdorura mbi përditësimin e fundit. Ajo që godet më së shumti është fakti se rritja e çmimeve të gazit nuk ka qenë e paralajmëruar apo e konstatuar nga qeveria për njëfarë kohe.

Një neglizhencë fajtore e krahasueshme me atë bindje se për naftën dhe metanin, nuk jua vlen të interesohesh.

Në realitet, gazi do të jetë i domosdoshëm për kohë të gjatë, si burim magjinal për ekuilibrin e sistemit elektrik. Morali? Nëse për hipotesë teorike, fosilet do të dilnin nga skena, nuk do të gjenin burime në gjendje që të mbanin veten”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH