Aktualitet

“Duhen ndërhyrje të thella në Portin e Durrësit”

               Publikuar në : 10:15 - 19/03/19 Liberale

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë sot në Durrës, ku tha se duhet të bëhen ndërhyrje më të thella në portin e këtij qyteti në mënyrë që të evitohen problemet si trafiqet, kontrabanda, evazioni dhe problemet që lidhen me sigurinë e vendit.

“Problem kryesor është funksionaliteti i shumë institucioneve bashkë dhe si i tillë duhet të funksionojë si një entitet i integruar, në mënyrë që të evitohen problemet si trafiqet, kontrabanda, evazioni dhe problemet që lidhen me sigurinë e vendit”, – u shpreh ministri Lleshaj.

Ai tha se në drejtim të sigurisë është bërë progres, por ka nevojë për ndërhyrje të thella.

“Kemi ardhur këtu për të trajtuar disa çështje të rëndësishme për funksionimin e kësaj strukture të rëndësishme për ekonominë, sigurinë. Porti i Durrësit është porta kryesore e Shqipërisë, prej nga ku lëviz 40% e mallrave dhe një përqindje e problemeve përmes këtij porti lëviz. Nevoja për përmirësim është e jashtëzakonshme. Konstatohet progres, nevoja për përmirësim është madhe. Kemi bërë disa sondazhe ku shihet nevoja për ndërhyrje edhe më të thella”, – tha ai. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *