Aktualitet

Duhej arrestuar shqiptari, apo duhej hequr flamuri turk nga vetë autoritetet?

Shkruar nga Liberale
Duhej arrestuar shqiptari, apo duhej hequr flamuri turk nga vetë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.

Ende nuk është sqaruar arsyeja se përse ndodhej flamuri turk në atë vend, ku ndodhej flamuri shqiptar dhe ai kosovar.

Juristi Artan Manushaqe tha se arrestimi i qytetarit që hoqi flamurin turk nga vendi i rojës detare nuk përbën vepër penale ndaj edhe arrestimi i qytetarit ka qenë i paligjshëm.

Në rastin e Gjirit të Lalzit, aty ku ndodhi ngjarja, juristi u shpreh se duhet të mbahen tre flamuj te kabina dhe i katërti është flamuri kombëtar, pra flamuri jeshil që lejon të notosh në det, flamuri i kuq që ndalon të notosh dhe flamuri portokalli që të lejon të notosh me masa mbrojtëse.

Pra, flamuri i Kosovës dhe ai turk dukeshin të tepërt. Por nëse ai i Kosovës mund të justifikohet për shkak se jemi dy shtete të një kombi dhe ndajmë të njëjta simbole kombëtare, atëherë heqja e flamurit turk mund të ketë qenë ligjërisht reagimi i duhur, që duhet të ishte bërë më parë nga vetë autoritetet.

Në një intervistë për Euronews Albania ai pohoi se 48-vjeçari nuk duhet të shoqërohej nga policia. Manushaqe komentoi se heqja e flamurit, në rast se qytetarët do të shqetësoheshin duke qenë se është ambient publik është diçka që kryhet nga organet kompetente.

Ndërkohë, sipas tij, qytetari në këtë rast nuk ka bërë asgjë me flamurin të tipit, grisje apo djegie që do të dëmtonte rëndë moralin e shtetit turk. Atij thjesht nuk i ka pëlqyer flamuri i një kombi të huaj të valëvitet në territorin shqiptar.  /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH