Showbiz

Dueti që u premtua por nuk u realizua! Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Stresit

Shkruar nga Liberale
Dueti që u premtua por nuk u realizua! Çfarë ndodhi mes Noizy-t

Para disa javëve ata zbuluan në mediat sociale se këngën e kanë gati.

Dy artistët publikuan një video të shkurtër nga studio duke treguar pak nga kënga e cila do quhet me gjasa “Kur vijmë na”.

Noizy dhe Stresi surprizuan fansat rreth dy vite më parë kur vendosën të bënin paqe duke lënë pas të shkuarën dhe duke hapur një kapitull të ri si miq.

Prej atëherë ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë mbajtur koncerte bashkë, Stresi mori pjesë në “Alpha Show” teksa paralajmëruan një duet.

Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reperëve. Ata nuk ndiqen më në Instagram. Gjë që ka shqetësuar disi fansat, teksa edhe videon e këngës e kanë fshirë nga profilet e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH