Showbiz

"Dua një fustan të kuq", Kiara bën plane për Shën Valentinin, Luizi: Në 14 mund ta nominojnë

Shkruar nga Liberale
"Dua një fustan të kuq", Kiara bën plane për

Kiara dhe Luizi janë çifti i vetëm që do të festojnë Shën Valentinin në shtëpinë e Big Brother Vip.

“Ishalla është ngrohtë më 14 shkurt do hidhem në pishinë bashkë me Luizin. Dua një fustan të kuq të gjatë saten ju lutem”, ka thënë Kiara.

Ndërkohë që, Luizi ishte duke biseduar me Valbona Memën pikërisht për këtë gjë.

"Duhet me saju naj gja unë se po i bien të gjithë këta në 14 po e nominojnë.", tha Luizi.

Ndërkohë Valbona ia ktheu: "Duhet të jesh shumë i kujdesshëm se përderisa e bënë dhe me Efin, ti pa krah normal s’je se na ke të gjithëve, por mendojnë se do të të dobësojnë".

14 shkurti është ditë e martë dhe përkon Prime e “Big Brother".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH