Showbiz

Dua Lipa zbulon detaje nga jeta personale: E çuditshme të heshtësh për nevojat e tua seksuale në një marrëdhënie

Shkruar nga Liberale
Dua Lipa zbulon detaje nga jeta personale: E çuditshme të

Në podcast-in e saj “Në shërbimin tuaj”, Dua Lipa së fundmi zbuloi disa detaje nga jeta e saj personale, duke shpjeguar se çfarë i duket e rëndësishme për të diskutuar me partnerin e saj në dhomën e gjumit.

Ylli i popit rrëfeu se një nga aspektet më të rëndësishme të jetës seksuale të një çifti, është ndershmëria dhe inkurajoi dëgjuesit që të bisedojnë hapur për nevojat e tyre.

“E çuditshme të heshtësh për nevojat e tua seksuale në një marrëdhënie. Të mos flasësh për seks me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua. Është e rëndësishme të flasim më lirshëm për seksin, në mënyrë që të shpëtojmë nga faji dhe turpi që e rrethon atë”, u shpreh Dua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH