Showbiz

Dua Lipa shtatzënë? Ja pse dyshuan të gjithë

Shkruar nga Liberale
Dua Lipa shtatzënë? Ja pse dyshuan të gjithë

Të gjithë po mendojnë se Dua Lipa është shtatzënë pas veprimit të fundit që ka bërë këngëtarja me origjinë shqiptare.

Dua ka postuar dy foto nga pushimet në Meksikë ku shfaqet veshur me një fustan jeshil dhe i ka shoqëruar dy postimet me figurën e një biberoni me qumësht, një arushi dhe një fëmije si engjëll.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1179317,1179318"]

Menjëherë fansat kanë nisur të dyshojnë se Dua është shtatzënë dhe me këto postime po jep shenja në publik.

“Oh Zot një bebe”, komenton një fans. “Ajo është shtatzënë?”, pyet një tjetër.

"Jam i vetmi që mendoj se ajo mund të jetë shtatzënë", shkruan një tjetër fans.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1179319,1179320"]

Pas këtyre komenteve Dua është penduar dhe i ka fshirë emojit duke e lënë fotot pa asnjë përshkrim, gjë që i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Poll
SHQIPENGLISH