
1
Dua Lipa bën gjestin në Ditën e Flamurit: Krenare që jam shqiptare

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me shumë krenari origjinën shqiptare. Për këtë arsye, nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë në 108-vjetorin e pavarësisë.
Dua ka ndarë në Instagramin e saj një foto duke valëvitur në krahë flamurin dhe ka uruar në shqip.
“28 Nëntori! Dita e Flamurit! Krenare që jam shqiptare! Gëzuar ditën e pavarësisë”, ka shkruar këngëtarja.
KOMENTO (0)