Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    FOTO E DITËS/ Familja që jeton mes skamjes dhe me portretin e Enver Hoxhës në mur

    The Economist/ Politika do të shkojë edhe më majtas në vitin 2023

    Investigimi i NY Times për McGonigal, i përfolur si mik i Ramës: Si e rekrutoi oligarku rus agjentin që iu vu pas, ndihmoi vajzën e ish-diplomatit…

    Sherr me thika në Mat, plagosen dy vëllezër

    • Media Polis
      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit

    ANALIZË nga Preç Zogaj: “Non gratta”, pa qenë nevoja të jesh shpallur i tillë

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Kriza e trefishtë e lidershipit të Sali Berishës

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Legjendat urbane që rrëzoi hetimi i zyrtarit të FBI-së

    CONSERVATIVE VIEW / Vdekja e faraonit

    CONSERVATIVE VIEW nga Fitim Zekthi: Rasti McConigal i zbuloi të gjithë edhe në qeveri edhe në opozitë

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Hapësira politike shqiptare

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Kënaqësia dhe universiteti – dy botë që nuk takohen

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 7 miliard eurot e buxhetit 2023 si do të shpërndahen, çudira me arsimin dhe bujqësinë

    Juljan Grori, inxhinieri që çon Shqipërinë në lojërat Olimpike të Robotikës

    DSSH 2023 në UET/ Anëtarësimi i vendit në BE, në syrin dhe analizën e kërkuesve shkencorë

    Mjekia pediatre flet për virozat: Prindërit të shmangin antibiotikët për fëmijët e tyre, të kenë kujdes mirëushqyerjen dhe vitaminat

  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    80 mijë mësues dalin në protestë kundër qeverisë në Portugali, për rritje pagash (si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve)

    “Dështimi nuk është opsion”, SHBA dhe BE kërcënojnë Albin Kurtin

    Pronari del nga pastiçeria, nuk ndihet mirë, ndërron jetë sapo mbërrin në spital

  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Nga Musa Jupolli: Rugova më pati thënë: Kadare është njeri i madh, dhe kjo na mjafton!

    Motra e Teas zbulon “kiminë” e vërtetë në Big Brother: Luizi nuk e pëlqen Kiarën

    Juve “rrëzohet” në shtëpi, leksion nga Monza

    Kukësi në avantazh ndaj Tiranës, verilindorët shpresojnë te tre pikët

Fillimi Kryesore

DSSH 2023 në UET/ Anëtarësimi i vendit në BE, në syrin dhe analizën e kërkuesve shkencorë

Konferenca ndërkombëtare në UET synon të reflektojë, debatojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve sesa afër apo larg anëtarësimit me të drejta të plota në BE ndodhet Shqipëria apo të analizojë përvojat e fqinjëve ballkanas e të shohë modelet e suksesit mes anëtarëve të rinj në BE. DSSH 2023 do të mbahet në datat 28 dhe 29 prill dhe priten të marrin pjesë kërkues shkencorë vendas e të huaj. Zv/Rektorja për Kërkimin Shkencor, Drita Kruja zbulon më shumë hollësi rreth konferencës dhe thotë se ky edicion do të përfshijë studiues nga shumë fusha  

DSSH 2023 në UET/ Anëtarësimi i vendit në BE, në syrin dhe analizën e kërkuesve shkencorë

Share on FacebookShare on Twitter

Çelja e negociatave, pas një rrugëtimi të gjatë e jo me pak pengesa e kushte nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, hap për Shqipërinë rrugën e një angazhimi më konkret jo vetëm të institucioneve shtetërore, por edhe një diskutim më të gjerë të të gjithë aktorëve të shoqërisë.

Ky lajm bëri që Universiteti Europian i Tiranës t’ia kushtojë konferencën shkencore ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare” që do të mbahet më 28-29 prill  2023, pikërisht kësaj teme. Sipas zv/rektores për Kërkimin Shkencor në UET, Drita Kruja, ky hap në procesin e anëtarësimit kërkon mes të tjerash edhe përfshirjen e akademisë, përpos komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.

Sipas zv/rektores, konferenca synon të reflektojë, debatojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve sesa afër apo larg anëtarësimit me të drejta të plota në BE ndodhet Shqipëria apo të analizojë përvojat e fqinjëve ballkanas e të shohë modelet e suksesit mes anëtarëve të rinj në BE.

Në këtë edicion të dhjetë,  priten të marrin pjesë kërkues shkencorë vendas e të huaj, që do të paraqesin e diskutojnë mes tyre punimet, që më vonë siç zbulon zonja Kruja, do të botohen në të pesë revistat shkencore të UET, për secilin fakultet përkatës.

Nisur nga kompleksiteti i  procesit, organizatorët e konferencës inkurajojnë në pjesëmarrje studiues nga fusha të ndryshme, si politika, ekonomia, financa, IT, inxhinieria, drejtësia, sociologjia, antropologjia, psikologjia, arsimi, artet, mjekësia, etj.

Ditët e Studimeve Shqiptare, që prej themelimit më 2014-n, është përpjekur të adresojë përmes optikës së akademisë dhe kërkimit shkencor tematika të lidhura ngushtë me zhvillimin e shoqërisë. Vitin e kaluar, konferenca iu dedikua luftës në Ukrainë, ku u diskutuan mundësitë për rimodelimin e ekonomisë dhe shoqërisë, përmes asaj që u cilësua si “Shkatërrimi Krijues”. Po ashtu një edicion më herët iu kushtua pandemisë Covid-19, sfidat dhe mundësitë e normales së re. “Ditët e Studimeve Shqiptare është një festival idesh, një panair i paraqitjeve shkencore, një panair i debatit, një vend kontakti i të gjithë studiuesve shqiptarë dhe të huaj”, thotë zv/rektorja Kruja.

Ditët e Studimeve Shqiptare mbërrijnë në edicionin e dhjetë. Si ka qenë ky rrugëtim dhe cilat janë risitë e menduara për këtë vit?

Ditët e studimeve shqiptare është një logo që UET e krijoi në vitin 2014 si një konferencë shkencore e përvitshme, drejtuar jo vetëm akademikëve shqiptarë, por dhe studiuesve dhe akademikëve shqiptarë që studiojnë dhe punojnë në universitete e qendra kërkimore në shumë vende të botës, veçanërisht në universitete e institute shkencore perëndimore në BE, vende të OECD, etj.

Ditët e Studimeve Shqiptare është një festival idesh, një panair i paraqitjeve shkencore, një panair i debatit, një vend kontakti i të gjithë studiuesve shqiptarë dhe të huaj.

Ky aktivitet është gjithashtu një zë i fuqishëm në shoqërinë shqiptare, pasi kërkimi fokusohet drejt impaktit mbi shoqërinë dhe ekonominë nëpërmjet transferimit të dijes përtej komunitetit akademik, tek institucionet publike e private dhe grupet e interesit.

Rrugëtimi i DSSH-së ka qenë sa sfidues aq dhe i suksesshëm nisur si nga pjesëmarrja e më shumë se 1000 studiuesve të huaj dhe shqiptar ashtu dhe nga temat e trajtuara, të lidhura me çështje të zhvillimit ekonomik, politik dhe social dhe integrimit të Shqipërisë…

Në Maj 2014 ishte edicioni parë i konferencës me temë “Të rimendojmë zhvillimin dhe integrimin”, duke vijuar me “Transformimi i madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit” (2015); “Shqipëria si objekt studimi: ekonomia, politika, zhvillimi social, e ardhmja” (2016); “Riinxhinierimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike dhe zhvillimit shoqëror”(2017); “Shteti dhe të mirat publike/shërbimet: rregullator apo ofrues”(2018);“Shoqëria e dijes: gjetjet dhe zgjidhjet”(2019);“Rrugëtimi Shqiptar për demokraci e Zhvillim 1990-2020”(2020); “Normaliteti i ri”- sfida dhe mundësi (2021);“Krizat dhe shkatërrimi krijues -mundësitë për rimodelimin e ekonomisë dhe shoqërisë”(2022); “Hapi i fundit: Përgatitja e vendit për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian”(2023)

Punimet më të mira të konferencës do të botohen në çështje speciale të 5 Revistave shkencore të UET: Polis, Economicus, Medicus, Jus&Justicia dhe Ingenious, të cilat janë instrumenti kryesor nëpërmjet të cilit UET ‘komunikon’ me botën akademike dhe më gjerë.  Po kështu një pjesë e tyre do të botohen në formën e “policy paper” dhe do t’u ofrohen institucioneve publike dhe jo publike si dokumente bazë për një politikëbërje më të mirë e eficiente në shërbim të qytetarit dhe zhvillimit ekonomik e social të vendit.

Ndërsa vitin e kaluar fokusi ishte tek pasojat e luftës në Ukrainë, por parë si një mundësi për të rimodeluar  ekonominë dhe shoqërinë përmes asaj që u quajt si “Shkatërrimi Krijues”, këtë vit fokusi i konferencës do të jetë mbi përgatitjen e vendit për anëtarësim të plotë në BE. A është kjo konferencë si një ngjarje, e cila përpiqet të adresojë përmes akademikëve e studiuesve problematikat apo çështjet aktuale të lidhura me shoqërinë, jo vetëm në kontekst vendas, por edhe më të gjerë?

Kryefjala e konferencës së këtij viti është debati mbi “Hapi i fundit: Përgatitja e vendit për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian”.

Tetë vite pas statusit të vendit kandidat për Shqipërinë filloi një rrugëtim i ri hapja e negociatave që kërkon angazhimin maksimal të të gjithë institucioneve shtetërore në vend, përfshirjen e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit, akademisë si dhe informimin e vazhdueshëm të qytetarëve.

Konferenca synon të reflektojë, debatojë dhe përgjigjet pyetjeve: Sa afër apo larg anëtarësimit me të drejta të plota në BE ndodhet Shqipëria? Cilat janë përvojat e fqinjëve ballkanas ? Cilat janë modelet e suksesit ?, etj.

Konferenca do të ketë 5 panele ndërdisiplinare të lidhura me Projektet e Mëdha Kërkimore (PMK), që përbëjnë shtyllën e kërkimit shkencor në UET: I. Integrimi Europian: sfidat ekonomike për Shqipërinë; II. Drejtësia, politika dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në dritën e negociateve të BE-së; III. Identitetet shqiptare dhe evropiane: perspektiva të reja në humanitete, arsim, art dhe kulturë; IV. Teknologjia dhe inovacioni në ekonomi; V. Sfidat në praktikën klinike sipas standardeve të BE-së.

 Vitin e kaluar u paraqitën rreth 60 punime shkencore dhe konferenca ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare” mblodhi kërkues vendas dhe të huaj. Po këtë vit, prisni të ketë më shumë vendas apo është edhe një mundësi për një vështrim edhe nga kërkuesit e huaj për çështjen e anëtarësimit, ndërsa thuajse i gjithë rajoni i Ballkanit është i përfshirë në këtë proces me Bashkimin Europian?

 Besoj se DSSH 2023 do ngjallë interesin maksimal në rrjetet dhe komunitetin e kërkuesve shqiptarë, ballkanas dhe europianë.

A pritet të jetë një konferencë e cila do të mbledhë kërkues të sferave të ndryshme, duke qenë se procesi i anëtarësimit përfshin çdo hallkë  të shoqërisë, jo vetëm atë politike? Nga cilat fusha prisni të vijnë punimet shkencore në këtë edicion të DSSH-së?

Duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit dhe nevojën për të përfshirë të gjithë aktorët e shoqërisë në konferencë inkurajohen të marrin pjesë studiues nga fusha të ndryshme, si politika, ekonomia, financa, IT, inxhinieria, drejtësia, sociologjia, antropologjia, psikologjia, arsimi, artet, mjekësia, etj.

Cila është rëndësia e një konference të tillë ndërkombëtare për Universitetin Europian të Tiranës, por edhe për sferën  akademike të vendit? Sa nxit një konferencë e tillë, tashmë traditë, kërkuesit e rinj?

Vizioni i kërkimit shkencor të UET në dekadën e tij të dytë është  të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësimdhënie në një institucion elitar kërkimor, produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET.

Në kuadër të përmbushjes së këtij vizioni është dhe kjo konferencë, e cila do të sjellë së bashku emra të njohur kërkuesish shkencorë shqiptarë dhe të huaj, kërkues të rinj dhe doktorantë. Nëpërmjet prezantimeve, diskutimeve, debatit të ideve, reflektimeve, ndarjes së eksperiencave do të kontribuojnë në ofrimin e metodave bashkëkohore dhe inovative të kërkimit dhe dhënien e konkluzioneve dhe rekomandimeve të vlefshme për politikëbërësit.

Cili është filtri përmes të cilit kalojnë punimet e pjesëmarrësve në këtë konferencë?

Tashmë  DSSH është konsoliduar si konferenca më prestigjioze në Shqipëri dhe është pranuar si e tillë edhe nga komuniteti shkencor ndërkombëtar pasi aplikon standardet e mëposhtme: Prezantimet janë në gjuhën angleze; Nuk pranohen prezantimet me poster; Artikujt kalojnë në procesin peer review, Artikujt mbi të cilët bazohen prezantimet dorëzohen 1 javë përpara konferencës dhe vendosen në faqen e DSSH që të jenë të lexueshme nga pjesëmarrësit e konferencës. Për çdo prezantim ka një diskutues (discussant) nga paneli përkatës, i cili bën një analizë analitike të punimit që shërben si bazë e diskutimeve të mëtejme./Liberale.al

Ju sugjerojme

FOTO E DITËS/ Familja që jeton mes skamjes dhe me portretin e Enver Hoxhës në mur
Kryesore

19:33 | 29/01/2023
Nga Musa Jupolli: Rugova më pati thënë: Kadare është njeri i madh, dhe kjo na mjafton!
Kryesore

Nga Musa Jupolli: Rugova më pati thënë: Kadare është njeri i madh, dhe kjo na mjafton!

19:14 | 29/01/2023
FOTO/ Një Miss mes luksit, nga Dubai në Paris (njihuni me moderatoren e ekranit publik që sfidon hapur krizën e çmimeve)
Të gjitha

18:55 | 29/01/2023
80 mijë mësues dalin në protestë kundër qeverisë në Portugali, për rritje pagash (si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve)
BOTA

18:40 | 29/01/2023
“Dështimi nuk është opsion”, SHBA dhe BE kërcënojnë Albin Kurtin
BE

18:00 | 29/01/2023
The Economist/ Politika do të shkojë edhe më majtas në vitin 2023
BOTA

The Economist/ Politika do të shkojë edhe më majtas në vitin 2023

17:39 | 29/01/2023
Para
E do Luizin, apo ajo po luan me të? Kjo është çështja! Kur Kiara përshkruante partnerin e saj ideal

Reshje dëbore në Korçë, në rrugën Shtyllë-Panarit trashësia arrin deri në 2 metër

Ministria e Mbrojtjes: Përgjatë akseve rrugore në zonat malore do të ketë ngrica, prurjet e lumenjve nën nivel kritik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • FOTO E DITËS/ Familja që jeton mes skamjes dhe me portretin e Enver Hoxhës në mur
  • Nga Musa Jupolli: Rugova më pati thënë: Kadare është njeri i madh, dhe kjo na mjafton!
  • FOTO/ Një Miss mes luksit, nga Dubai në Paris (njihuni me moderatoren e ekranit publik që sfidon hapur krizën e çmimeve)
  • 80 mijë mësues dalin në protestë kundër qeverisë në Portugali, për rritje pagash (si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve)
  • “Dështimi nuk është opsion”, SHBA dhe BE kërcënojnë Albin Kurtin
  • Motra e Teas zbulon “kiminë” e vërtetë në Big Brother: Luizi nuk e pëlqen Kiarën
  • The Economist/ Politika do të shkojë edhe më majtas në vitin 2023
  • Juve “rrëzohet” në shtëpi, leksion nga Monza
  • Investigimi i NY Times për McGonigal, i përfolur si mik i Ramës: Si e rekrutoi oligarku rus agjentin që iu vu pas, ndihmoi vajzën e ish-diplomatit…
  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e hënë 30 janar 2023

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al