Aktualitet

Drogë, prostitucion e organizatë kriminale, OFL ndalet në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Drogë, prostitucion e organizatë kriminale, OFL ndalet në Elbasan

OFL është ndalur sot në Elbasan, një qytet i cili së fundmi është tronditur nga ngjarjet kriminale.

Forca e Ligjit u kërkon 5 të dënuarve për trafik narkotikësh, prostitucion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale të deklarojnë pasurinë.

Edhe këta të dënuar duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh dhe më pas të dhënat u dërgohen SPAK për hetimet e mëtejshme.

Saktësisht subjekt i OFL sot në Elbasan janë Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka, Ardian Subashi.

NJOFTIMI NGA POLICA

OFL, 21 shtator

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gj., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH