Aktualitet

Drogë drejt Italisë/ SPAK jep pretencën për ish-efektivin e policisë

Shkruar nga Liberale
Drogë drejt Italisë/ SPAK jep pretencën për ish-efektivin e

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj. Ish-polici është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh nga Shqipëria në Itali.

Për të njëjtën çështje, janë dënuar më parë edhe shtetasit Emiljano Cili me 18 vite, ku me gjykim të shkurtuar i është zbritur në 12 vite, Artur Riza, 18 vite, edhe ky në 12 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Të dy këta persona janë akuzuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të Lelajt në trafikun e 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacioni

Në dhjetor të 2017, Policia arrestoi nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, së bashku me 12 persona të tjerë, të cilët akuzohen për trafikim ndërkombëtar droge. Për këtë grup, hetimet kishin filluar që në muajin janar 2017, ndërsa pjesë e strukturës kriminale ka qenë edhe Julian Balliu. Përgjimet telefonike treguan se Lelaj ishte mjaft aktiv në trafikun e drogës dhe se ka trafikuar 250 kg hashash drejt vendeve të BE-së.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH