Aktualitet

Drogë drejt Italisë, shqiptari ekstradohet 7 vite pas ngjarjes

Shkruar nga Liberale
Drogë drejt Italisë, shqiptari ekstradohet 7 vite pas ngjarjes

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri një 44-vjeçar, 7 vite pasi u akuzua se ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

Pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi R. M., 44 vjeç.

R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH