Aktualitet

Drogë dhe lojëra fati, pranga pronarit të një lokali në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Drogë dhe lojëra fati, pranga pronarit të një lokali në

Një pronar lokali është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit. Po ashtu, 27 vjeçari me iniciale D. Sh., e kishte shndërruar lokalin për aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

"Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë", sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH