Aktualitet

Droga në makinën e Bashkisë Roskovec, PD: Bufi u shërben trafikantëve

Shkruar nga Liberale
Droga në makinën e Bashkisë Roskovec, PD: Bufi u shërben

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, reagon pas lajmit se është kapur me drogë në makinën e bashkisë nipi i kryebashkiakes Majlinda Bufi, Arbër Bufi, ndaj të cilit policia ka nisur procedimin penal.

Alibeaj shkruan në ‘Facebook’ se nën drejtimin e Edi Ramës droga derdhet lumë me makinat e shtetit dhe askush nuk shkarkohet.

Lidhur me faktin nëse Rama do ta shkarkojë kryebashkiaken Bufi, Alibeaj thekson se “Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin”.

Reagimi i Alibeajt:

Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e shtetit.

Çfarë po bën Majlinda Bufi?

Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?

Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin.

https://www.facebook.com/EnkelejdAlibeaj/photos/a.1381095752220677/2585269028470004/?type=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH