Aktualitet

Dritan Metaj në qeli, Shkëlzen Metushi emërohet shef komisariati në Kurbin

Shkruar nga Liberale
Dritan Metaj në qeli, Shkëlzen Metushi emërohet shef komisariati

Pas arrestimit të shefit të komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, në vend të tij është emëruar Shkëlzen Metushi. Ky i fundit më herët mbante postin e shefit të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Metaj u arrestua tre ditë më parë nga kolegët e tij pas një urdhër arresti të SPAK. Ai akuzohet si i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të "baronit" të drogës Gëzim Çelaj, i cili ëshë në kërkim.

Gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Dritan Metajn, i cili para pranoi para togave të zeza njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën, por sipas tij nuk i shmangte dot për shkak të njohjeve të vjetra që ata kishin me njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH