Aktualitet

Dritan Dajti në klinikë, furtunë shkarkimesh në burgun e Peqinit

Shkruar nga Liberale
Dritan Dajti në klinikë, furtunë shkarkimesh në burgun e

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtuesë dhe personael të burgut të Peqinit, pasi lejuan Dritan Dajtin të shkonte te një klinikë në zonën e ish-Bllokut.

Në vendimin e Ministrisë, thuhet se drejtuesit nuk duhet të lejojnë dërgimin e të burgosurve për të marrë shërbime mjekësore në vende që ata i zgjedhin vetë, aq më pak kur këto shërbime ofrohen në ambientet e burgut.

Masat e marra nga Ministria e Drejtësisë

- Lirohet nga detyra drejtori i IEVP-së Peqin, Emin Shpata

- Lirohet nga detyra drejtorit të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri

- Lirohet nga detyra Ferit Mici, shef i Forcave Operacionale të Burgjeve

- Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, Andi Andoni

- Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB, Ermira Qirinxhi

-Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, Mefat Shehu/Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1118145,1118144,1118142"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH