Aktualitet

Drejtorja e Rinisë në Bashki emërohet zv.ministre e Arsimit

Shkruar nga Liberale
Drejtorja e Rinisë në Bashki emërohet zv.ministre e Arsimit

Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin në postin e zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, drejtoren e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo.

Ky emërim vjen pasi ish-zv/ministrja Lorena Haxhiu dha dorëheqjen, për shkak se babai i saj u arrestua si pjesë e grupit që falsifikonte vizat për në SHBA.

Aktualisht në Ministrinë e Arsimit janë tre zëvendës ministra, Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Oltion Rrumbullaku.

Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH