Aktualitet

Drejtori i shkollës me mesatare 5, merret i pandehur, ja akuzat

               Publikuar në : 13:25 - 12/09/19 LP

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur drejtorin e një shkolle në Kamzë. Ai është emëruar drejtor i shkollës “Gramoz Palushi” jashtë çdo kriteri profesional dhe me mesatare fakulteti notën 5.

Pas 7 muaj hetimesh prokuroria ka arritur në përfundimin se Abas Hoxha ka shpërdoruar detyrën gjatë procesit të garës për përzgjedhjen e zv/drejtorit të shkollës.

Për këtë çështje është pyetur në prokurorinë e Tiranës edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz, tashmë e larguar, Ermioni Çekani, pasi prokuroria ka hetuar Abas Hoxhën edhe në drejtim të dyshimeve për “Falsifikim të dokumentave” dhe “korrupsionit”. Momentalisht çështja penale kundër Abas Hoxhës, ka shkuar në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohet seanca paraprake, ku palët e përfshira në këtë konflikt do jenë prezent.

Për këtë çështje drejtori i shkollës “Gramoz Palushi” në Kamëz fillimisht u pezullua nga detyra me vendim të gjykatës së Tiranës, por u rikthye sërisht në vendin e punës pasi gjykata e Apelit Tiranë vendosi ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe kthejë në detyrë Hoxhën.

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës Në garën për postin e nëndrejtorit të shkollës, kanë hyrë tre mësues Blerim Deda, i cili ishte dhe nëndrejtor i komanduar, Elisabeta Muhaj dhe Aurela Baça.

Por ndryshe se si duhet të dilte rezultati, garën për zv/drejtorin e shkollës e ka fituar nëpërmjet manipulimit nëndrejtori i komanduar nga Abaz Hoxha, mësuesi i fizikës Blerim Deda, i cili nga sa mësohet rezulton të jetë në lidhje farefisnore me drejtorin e shkollës.

Për këtë çështje janë kryer inspektime nga ministria e Arsimit dhe Sporteve, të cilët kanë konstatuar shkeljet e kryera nga drejtori i shkollës Abas Hoxha, duke njohur me raportin përfundimtar edhe drejtoreshën Arsimore në Bashkinë Kamëbiolz, Ermioni Çekani./Gazeta Liberale

(Visited 147 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *