Aktualitet

Drejtori i Policisë flet për plagosjen në Tiranë: Konflikt i çastit

Shkruar nga Liberale
Drejtori i Policisë flet për plagosjen në Tiranë: Konflikt i

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj, në një prononcim për mediat, ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në kryeqytet.

"Është plagosur një i ri dhe ndodhet në Spitalin e Traumës dhe po bën ekzaminimet e nevojshme. Është jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor po punon. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dy personat kanë qenë në lokal dhe një person ka qëlluar me armë. Mendojmë se kemi një emër të autorit, por po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendoj se kemi të bëjmë me motive të dobëta”, tha Jaupaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH