Globi

Itali/ Drejtoresha urdhëron rojen t’i lajë makinën, shpërthejnë protestat në shkollë

Shkruar nga Liberale
Itali/ Drejtoresha urdhëron rojen t’i lajë makinën,

“Unë jam Gerardo”. Nxënës dhe mësues të shkollës së mesme klasike historike të Brescias ku merrnin pjesë edhe figura të njohura treguan këtë mëngjes shenjë solidariteti me një nga rojet e shkollës, i cili mbante emrin në fjalë.

Një protestë ka bërë bujë të madhe në Itali, duke qenë se në qendër të historisë është drejtoresha e shkollës Tecla Fogliata, e cila i kishte kërkuar rojes së shkollës t'i lante xhamat e makinës. Një kërkesë që vetë portieri, por edhe mësues e studentë e konsideruan të pavend.

Gjithsesi krejtësisht ndryshe është rindërtimi i ngjarjes nga ana e drejtorisë. Kërkesa ishte bërë disa ditë më parë, por vetëm sot mes dy orëve të para të mësimit dhe pushimit u përhap lajmi mes nxënësve dhe mësuesve.

Sipas drejtoreshës, portieri i kërkoi ta lante vetë makinën e tij. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH