Aktualitet

Drejtoresha e sektorit gjermano-shqiptar: Ndihem shumë mirë në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Drejtoresha e sektorit gjermano-shqiptar: Ndihem shumë mirë në

Jutta Sieberz-Pozza, drejtoresha e sektorit gjermano-shqiptar pranë gjimnazit Sami Frashërit në Tiranë, ka folur për eksperiencat dhe përshypjet nga jeta në Shqipëri.

Ajo thotë se i pëlqen shumë toleranca fetare në Shqipëri, si dhe pohon se jetesa është më e mirë se në Gjermani, prandaj për këtë arsye shtyu dhe qëndrimin në Shqipëri për një vit.

“Shqiptarët dhe gjermanët të ngjashëm në planifikimi për jetën. Duhet të bëj kujdes që mos të shëndoshem këtu. Byreku është shumë i shijshëm. Ne jemi pjesë e një shkolle publike gjermane, siç është gjimnazi Sami Frashëri. Shumica e vendeve nuk e duan një gjë të tillë. Në Beograd ishte e vështirë të jepja mësim, më shikonin me çudi se çfarë bëja unë.

Këtu punojmë më kolegë shqiptarë, punojmë me qytetarë shqiptarë, nuk jemi shkollë private. Jetoj me kënaqësi në Shqipëri sa që mendova të jetoj dhe një vit tjetër këtu. Jeta në Shqipëri është më e mirë se në Gjermani”, tha Pozza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH