Aktualitet

Drejtoresha e ISHP: Situata optimiste, por kujdes!

Shkruar nga Liberale
Drejtoresha e ISHP: Situata optimiste, por kujdes!

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico foli në Open në Top Channel për situatën e fundit të koronavirusit në Shqipëri. Fico tha se rastet janë ulur ndjeshëm dhe vatrat nuk janë familjare siç ishin në kulmin e pandemisë.

“Në kulmin e pandemisë kishim shumë vatra familjare. Kjo e vështirësonte situatën. Tani kemi shumë më pak raste familjare. Kjo tregon se situata është nën kontroll. Duhen respektuar masat në mënyrë që mos të kemi shtim të rasteve gjatë hapjes.

Nuk ndihmojnë vizitat familjare. Në rase gëzimesh apo hidhërimesh nuk duhet bërë vizita. Unë kam një të afërm që u përcoll me 2 persona”, tha Fico.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH