Një 42-vjeçar me iniciale N.Dh. është vënë në prangat e policisë pasi është aksidentuar në Tiranë.
Policia bën me dije se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur është përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale ndërkohë tashmë hetimet po ndiqen nga Prokuroria për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin;
N. Dh., 42-vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar, dhe si pasojë ka vetëm me dëme materiale;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.