Aktualitet

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe përplas shoferin tjetër, arrestohet 45-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe përplas shoferin

Një aksident ka ndodhur të premten në fshatin Zharrëz të Fierit.

Mësohet se një 45-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë, drejtuesi i këtij të fundit, shtetasi 59-vjeçar është dëmtuar.

Ndërkohë, këtë të premte, 45-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

”Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 45-vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në fshatin Zharrëz, automjeti që drejtonte 45-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 59-vjeç, banues në Vlorë. Nga përplasja është dëmtuar 59-vjeçari që ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH