Aktualitet

Suplementi Universitas hapet me: Drejtësia pas vellos së padijes

Shkruar nga Liberale
Suplementi Universitas hapet me: Drejtësia pas vellos së padijes

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Drejtësia pas vellos së padijes".

"Filozofi politik më me ndikim i shekullit të kaluar, amerikani John Rawls, thoshte se drejtësia kërkon që të mirat sociale bazë të shpërndahen në mënyrë të barabartë, me përjashtim të rastit kur një shpërndarje e pabarabartë është në avantazhin e të gjithëve. A kishte të drejtë?", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një shkrim nga Eugjen Merlika me titull: “Idetë dhe parimet e At Gjergj Fishtës për organizimin e kombit të shtetit shqiptar”.

"Një tjetër problem, ndoshta më i mprehti i rrugës historike të shqiptarëve në shekuj, mbetej edhe në fillimet e Shtetit të pavarur, prirja e tyre endemike për të mos bashkëpunuar me njëri tjetrin", e nis shkrimin Merlika.

Në rubrikën "In memoriam" do të gjeni një shkrim nga Josif Papagjoni me titull: "Akademik Alfred Uçi, "Kështjellari" i estetikës" në kujtim të përvjetorit të vdekjes. 

"Akademik, Profesor Doktor Alfred Uçi iku nga kjo jetë katër vjet më parë. Katër vjet s’janë kurrëgjë për një njeri që kujtesa kombëtare e ka arkivuar në sirtarët e vet, ndofta të përjetshëm. Si një nga studentët dhe kolegët e tij, që na lidhte arti, letërsia, studimet, estetika, kritika, përgjithësisht albanologjia, në kujtim e respekt të tij doja të jepja këtij dhjetori një mbresën time mbi përmasën e personalitetit të tij, një intelektual thuajse i pakonkurrueshëm për nga përmasa e diturisë dhe sipëria shkencore…", shkruan Papagjoni.

Ndërsa në “Campus” sot do të gjeni: "Department’s Book Review, UET/  Mustafa Nano rikthen të kaluarën përmes “Hinterlandi i kuq”". 

"“Department’s Book Review”, aktiviteti më i ri që Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës sjell, në kuadër të 30 vjetorit të tranzicionit në Shqipëri, zhvilloi takimin e radhës me të ftuar shkrimtarin e publicistin Mustafa Nano, në një bashkëbisedim mbi botimin e tretë të librit “Hiterlandi i kuq”, nga shtëpia Botuese UET Press."

Dhe më pas po në "Campus" gjeni: "Agjencitë e sigurimit të cilësisë duhet të rishpikojnë vetveten".

"Dy dekada të akreditimit të programit të drejtuar nga Bolonja kanë provuar që universiteteve mund t'u besohet për të siguruar cilësinë e tyre, thotë Michèle Wera."

Dhe për ta mbyllur me një koment nga Genc Pollo: "Teshuvah, ndjesë kërkesa rilindëse dhe preferimi i budallallëkut kundrejt  hipokrizisë". /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH