Rohan Silva
Fizikani Stephen Haëking dikur organizoi një festë për udhëtarët në kohë, por i dërgoi ftesat vetëm pasi data kishte kaluar tashmë. Askush nuk erdhi. Nëse do të ishin shfaqur njerëz nga e ardhmja, çfarë do t’i tmerronte më shumë në shoqërinë tonë sot, përveç Love Island dhe Suella Braverman? Për filozofen e shquar amerikane Martha C Nussbaum, përgjigja është trajtimi ynë ndaj kafshëve, për të cilin libri i saj i ri argumenton se është një krim moral në një shkallë monumentale.
Për të bërë rastin e saj studiues, Nussbaum tregon “mizorinë barbare të industrisë së fabrikave të mishit”, “shkatërrimin e habitatit” dhe “ndotjen e ajrit dhe deteve” – por hedh rrjetën etike edhe më gjerësisht për të na futur në grackë të gjithë ne që “banojmë” në tokë në zonat ku dikur bridhnin elefantët dhe arinjtë” ose “jetojmë në ndërtesa të larta që parashikojnë vdekjen për zogjtë shtegtarë”. Ne jemi të gjithë bashkëpunëtorë, argumenton ajo, pavarësisht se sa të drejtë mendojmë se kemi – dhe kemi “një borxh etik të vonuar prej kohësh” për të shlyer.
Me kalimin e viteve, nuk ka pasur mungesë të profetëve të Kasandrës që na paralajmërojnë për tragjedinë kozmike të humbjes së specieve dhe shkatërrimit të biodiversitetit. Elizabeth Kolbert, në librin e saj “Zhdukja e Gjashtë”, u përpoq të na shtynte të kuptonim me fakte të rrepta dhe logjikë se çfarë po ndodhte në këtë planet.
Biologu i Harvardit EO Ëilson u përpoq duke na treguar kompleksitetin dhe ndërlidhjen e mrekullueshme të jetës në Tokë.
Nussbaum po shkon në një rrugë tjetër, duke synuar të gjithë sistemin e mendimit moral që, me vetëdije ose jo, na ka bërë t’i trajtojmë gjallesat si objekte dhe të hedhim poshtë Edenin e botës sonë natyrore. Për të, mëkati origjinal filozofik është ideja se kafshët janë “bisha pa fjalë… automate të cilat nuk kanë një pamje subjektive të botës”.
Siç argumenton me rigorozitet “Justice for Animals”, kërkimet e fundit shkencore zbulojnë se e kundërta është e vërtetë: “të gjithë vertebrorët ndjejnë dhimbje subjektivisht”, shumë kafshë “përjetojnë emocione si dhembshuria dhe pikëllimi” dhe shfaqin “të mësuarit e ndërlikuar social”. Për Nussbaum, implikimet janë të mëdha, qartësiht. Pasi të kuptojmë se nuk ka asnjë ndarje të lehtë midis ndjeshmërisë njerëzore dhe asaj të kafshëve, “ne vështirë se mund të jemi të pandryshuar në të menduarit tonë etik”.
Kjo është një vepër serioze filozofike – dhe ndoshta jo shumë e lexuar.
Thënë kështu, libri tregon historitë e trishtueshme të kafshëve specifike, si për shembull rasti I një balene gungaçe, kënga komplekse e së cilës ndryshonte vazhdimisht “me sa duket nga mënyra e jetesës dhe interesi për risitë”, por që ngordhi nga uria me 88 kilogramë mbeturina plastike brenda në stomakun e saj.
Disa lexues mund t’i shohin këto ngjarje të rrëfyera si përralla e tregime emocionale të pavlera në krahasim me atë që jemi mësuar të lexohet nga dijetarët. Nussbaum mbrohet, duke theksuar se “zhdukja nuk ndodh kurrë pa vuajtjen e krijesave individuale”, qoftë kjo “uria e një ariu polar, i uritur me një lugë akulli pasi ska asgjë më për të ngrënë” ose “zhdukja masive e specieve të shpendëve këngëtarë si rezultat i ajrit të ndotur; një vdekje e tmerrshme kjo”.
Pasi ka çmontuar argumente të tjera filozofike për mbrojtjen e kafshëve, të tilla si shkolla e mendimit “So Like Us” që u jep trajtim të veçantë specieve të tilla si majmunët dhe delfinët që janë më të afërt me ne në inteligjencë dhe sjellje, Nussbaum në librin e sadj skicon diçka më tepër ku vihet re qartësisht morali gjithëpërfshirës i të gjitha qenieve të gjalla.
Vizioni i saj është një kornizë legjislative globale që njeh dhe mbron të drejtat e kafshëve, por ajo e kupton mirë se kjo nuk mund ndodhë brenda natës. “Sistemet juridike të botës janë në një gjendje primitive,” shkruan ajo, duke theksuar, mes shumë shembujve, mënyrën sesi Akti i Mirëqenies së Kafshëve në SHBA i përjashton plotësisht krijesat gjakftohtë.
Ajo heq një paralele me atë se si gratë trajtoheshin dikur sipas ligjit – si objekte apo pronë të kontrolluara dhe të përdorura nga burrat. Sot dhe gratë kanë të drejta dhe liri që do të ishin të paimagjinueshme dy shekuj më parë. “E njëjta gjë mund të ndodhë,” shkruan Nussbaum me një optimizëm të drejtë, edhe “me të drejtat e kafshëve”.
Ishte John Maynard Keynes ai që, në mënyrën e tij të çuditshme, vërejti se “burrat që besojnë se janë krejtësisht të përjashtuar nga çdo ndikim intelektual, zakonisht janë skllevër të ndonjë ekonomisti të vdekur”. Me fjalë të tjera, idetë kanë rëndësi. Nëse duam të kemi ndonjë shpresë për të rivendosur marrëdhënien tonë abuzive me botën natyrore, një ndryshim themelor në filozofinë tonë morale mund të jetë thelbësor. Ose siç thotë Nussbaum: “Shërimi do të ishte me të vërtet në zhvillimin e ndërgjegjes njerëzore.” Një perspektivë e frikshme, por drejtësia për kafshët është me peshë dhe se një e ardhme pozitive është e mundur dhe për të cilën ia vlen të luftohet.
/Liberale.al/