Aktualitet

Drejt marrëveshjes, fillon takimi i Këshillit Politik me ambasadorët

               Publikuar në : 19:42 - 05/06/20 liberale

Këshilli Politik për reformën Zgjedhore ka filluar mbledhjen në Pallatin e Kongreseve. Në takim janë të pranishëm edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadori i OSBE, Bernd Borschardt dhe ai i britanik Duncan Norman.

Mësohet se në këtë mbledhje do paraqitet një draft i ri, i cili ka mbështetjen e përfaqësuesve diplomatikë. Sipas Ora Nws, drafti i ri ka rreth 11 pika dhe adreson çështjet që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Pika e vetme ku kishin ngecur bisedimet, kishte të bënte me treshen jo politike, të komisioneve zgjedhore. Mësohet se formula e re e komisioneve do të hetë: një anëtar i depolitizuar dhe 4 anëtarë politikë, dy nga maxhoranca dy nga opozita, ose 1 i depolitizuar dhe 6 anëtarë politikë, (3 të opozitës dhe 3 maxhorancës)/Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back