Showbiz

Drake del përkohësisht në pension, pas problemeve me shëndetin

Shkruar nga Liberale
Drake del përkohësisht në pension, pas problemeve me

Disa javë përpara se të festonte ditëlindjen e tij të 37-të, reperi kanadez Aubrey Drake Graham, i njohur ndryshe si Drake, ka njoftuar se do të tërhiqet "për rreth një vit, ndoshta edhe pak më gjatë" në mënyrë që të fokusohet në shëndetin e tij, duke përmendur problemet shëndetësore me barkun.

Duke folur dje në një emision radiofonik, reperi 36-vjeçar kanadez ndër të tjera tha: “Duhet të fokusohem te shëndeti dhe të rikthehem në këmbë”. Ai i qetësoi fansat e tij, duke thënë se nuk ishte asgjë serioze, duke shtuar se prej disa vitesh kishte probleme me stomakun. “Do të mbyll derën e studios për pak kohë”, tha ai.

Si rezultat, koncertet e Drake në SHBA të planifikuara për muajt e ardhshëm janë anuluar.

Njoftimi përkoi me publikimin e albumit të tij të ri të titulluar "For All The Dogs", për kopertinën e të cilit Drake zgjodhi një vizatim të djalit të tij 5-vjeçar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH