Aktualitet

Drafti i Venecias për Kushtetuesen/ Presidenca: Nuk i komentojmë ato

               Publikuar në : 21:38 - 29/05/20 liberale

Presidenca ka zgjedhur që të mos komentojë raporton draftin e Komisionit të Venecias lidhur me debatin mes Presidentit Ilir Meta dhe shumicës socialiste për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Me argumentin se ky draft ka rrjedhur në mënyrë jo zyrtare, zëdhënësi Tedi Blushi shprehet se presidenti Meta do të flasë vetëm para opinionit Final të Komisionit të Venecias.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Presidenca.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back