Aktualitet

Drafti i Alibeajt për presidentin/ Reagon Komisioni i Rithemelimit: Tradhti ndaj demokratëve

Shkruar nga Liberale
Drafti i Alibeajt për presidentin/ Reagon Komisioni i Rithemelimit: Tradhti

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas publikimit të draftit për zgjedhjen e presidentit, publikuar ditën e djeshme nga Enkelejd Alibeaj. Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Komunikimit për mediat në Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo thotë se ai dokument fakton marrëveshjen Rama – Basha- Alibeaj.

“...marrëveshja Rama – Basha – Alibeaj është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD dhe opozitën shqiptare. Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keqshfrytëzimi si fasadë, por edhe poshtërimi nga Edi Rama të Basha-Alibejt dhe ndonjë ndjekësi të tyre, me farsën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës. Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë pasur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet”, u shpreh Garo.

Komisioni i themelimit dënon këtë marrëveshje, duke e cilësuar "një lojë e neveritshme me demokratët dhe popullin opozitar, i cili i nënshtron këta të fundit për llogari të pazareve me Edi Ramën".

"Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri", u shpreh Garo më tej.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH