Aktualitet

DPSHTRR jep lajmin e rëndësishëm: Lejohet procedura e lëvizjes me...

Shkruar nga Liberale
DPSHTRR jep lajmin e rëndësishëm: Lejohet procedura e

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ka ndryshuar procedura e lëvizjes me rimorkio e karela me kapacitet deri 750 kg. Sipas DPSHTRR, ndryshimi i sanksionuar me vendim të qeverisë lehtëson për qytetarët procedurën, pasi këto pajisje do të shkëputen nga leja e qarkullimit të mjetit!.

“Tjetër RISI nga DPSHTRR! Tashmë e sanksionuar me ndryshimet në VKM153 (Rregullorja e Kodit Rrugor). Lehtësohet për qytetarët procedura e lëvizjes me rimorkio e karela me kapacitet deri 750 kg! Këto pajisje do të marrin dokument identifikimi me vetëdeklarim, dhe do të shkëputen nga leja e qarkullimit të mjetit! Kjo gjë i mundëson qytetarit që ta përdorë atë edhe me mjete të tjera ose ta japë e ta marrë me hua nga të tretë. Eliminohen angaritë e shpenzimet që sillte skema e deritanishme e regjistrimit. Mjafton një targë përsëritëse për të përdorur çdo rimorkio/karel të kapacitetit deri 750 kg, pa u kushtëzuar me azhurnim leje qarkullimi të mjetit apo kosto të tjera! (Në çdo rast sistemi sinjalizues i dritave duhet të lidhet me atë të mjetit tërheqës dhe të jetë funksional!) DPSHTRR po ndjek ndryshimet në Udhëzimin përkatës dhe zhvillimet informatike në sistem për daljen sa më shpejt me procedurën e lehtësuar!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH