Aktualitet

Dosja sekrete e terroristit rus të kapur në Kakavijë, u hoq si sirian

Shkruar nga Liberale
Dosja sekrete e terroristit rus të kapur në Kakavijë, u hoq si

Report Tv ka zbardhur raportin sekret nga arrestimi i dy viteve më parë në Kakavijë të Rasul Mislaev, terroristit 34 vjeçar që destinacion final rezulton se ka pasur Italinë. Përballë policëve shqiptarë ai është prezantuar si Diego të cilin në Itali e priste gruaja më fëmijën e vogël, por në të vërtetë ishte nga Norilsk i federatës ruse në kërkim për akte terroriste.

"Jam Diego dhe do të shkoj në Itali ku kam bashkëshorten time me fëmijën e vogël". Ishte kjo e vetmja fjali që 34-vjeçari me origjinë ruse dha për policinë shqiptare në korrik 2018, në pikën kufitare të Kakavijës.

E teksa oficerët shqiptarë ju përgjigjën në gjuhën arabe, ai heshti për të folur vetëm pas dy vitesh në gjykatë. Asokohe krimet e rënda, shërbimi informativ dhe policia e shtetit nisën hetimet dhe zbuluan se ai nuk ishte Diego por një terrorist i kërkuar dhe quhej Rasul Mislaev, Abd Alsalam Ahmed Al Mousa.

Agjencitë shqiptare shkruajnë në raport “Ai u ndalua së pari nga autoritetet policore kufitare në korrik 2018 dhe u intervistua prej tyre. Gjatë intervistës, deklaroi se e quanin Diego dhe tha se donte të udhëtonte për në Itali, ku kishte edhe bashkëshorten. Komunikoi deri në momentin kur, gjatë intervistës, është pyetur në gjuhën arabe. Pas kësaj ndërpreu çdo lloj komunikimi. Për shkak të plagëve të konstatuara gjatë kontrollit në trup, ai u veçua si person me risk mes emigrantëve të paligjshëm nga vendet MENA’’.

Në raportin sekret thuhet se “Gjatë periudhës së qëndrimit në ambientet e mbyllura, u përpoq të krijonte shoqëri me shtetas të huaj kryesisht nga vende si Siria, Iraku, Irani, Pakistani, Maroku Algjeria, etj". Lidhur me shenjat në trup, shprehej se i kishte bërë vetë gjatë qëndrimit në kampet në Turqi, në shenjë revolte ndaj mosplotësimit të kushteve.

Thoshte se nuk kishte motra e vëllezër dhe prindërit i kishin vdekur. Gjatë qëndrimit në qendrën e izolimit kryente rregullisht ritet fetare islamike, si dhe kujdesej për gjendjen fizike duke kryer vazhdimisht ushtrime. Nga verifikimet intensive të kryera, rezultoi se i ashtuquajturi Diego është terroristi Rasul Visanievitch Mislaev, lindur në Norilsk (Federata Ruse).

Ky ishte rasti i parë i një terroristi të infiltruar në karvanin e emigrantëve nga lindja e mesme ndërsa prej korrik 2018 nuk ka rezultuar një rast i dytë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1147641,1147640,1147643,1147644"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH