Aktualitet

Dosja e Kostandin Kacifas mbyllet zyrtarisht. Prokuroria: Ekstremisti grek u vetëvra

Shkruar nga Liberale
Dosja e Kostandin Kacifas mbyllet zyrtarisht. Prokuroria: Ekstremisti grek u

Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në fshatin Bularat.

Mësohet se më datë 13 dhjetor, gjyqtarja Suela Dashi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve, lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas më 28 tetor 2018.

Gjatë seancës, ku u dha vendimi për pushimin e dosjes, mësohet se ka qenë i pranishëm babai i Kostandin Kacifasit, Jani Kacifas.

Çështja e Kacifasit shkaktoi përplasje juridike mes gjykatës dhe prokurorisë së Gjirokastrës, për shkak të paqartësisë hetimore nëse i riu ishte vrarë nga policia apo kishte vrarë veten me armën e tij.

Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Pavarësisht se vetëm pak orë pas vdekjes së Kacifas, Policia e Shtetit, doli me një deklaratë duke marrë përsipër autorësinë e vrasjes së minoritarit grek, ekspertiza mjeko-ligjore, rrëzon totalisht versionin zyrtar të autoriteteve Shqiptare.

Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.

Eksperti, duke parë karakteristikat e plagëve, shprehu mendimin se:"…plaga me puthitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta".

Referuar të dhënave të shpërndarjes së gjakut në trupin e kufomës, eksperti mendon se kufoma ka qenë në pozicionin vertikal në momentin e qitjes së armës.

Në dosje ndodhet edhe një ekspertim teknik-teorik, i datës 21 shkurt 2019 ku thuhet se:"… nisur nga tërësia e karakteristikave të plagëve dhe të dhënave të tjera, nuk mund të përcaktohet me saktësi kalibri dhe modeli i armës që ka shkaktuar secilën plagë".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH