Aktualitet

Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile: Faleminderit nga zemra Edi Ramës

Shkruar nga Liberale
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile: Faleminderit

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post që mbante prej 7 vite e gjysmë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Doracaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Doracaj në postimin e tij falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin.

Postimi i Doracajt:

Kolegë, në radhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet!

Më lejoni të ndaj me Ju, vendimin tim që pas 7,5 vitesh në DPGJC të largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat ua dedikoj secilit nga Ju!

Duke Ju uruar shëndet familjarisht dhe suksese në punen Tuaj, flm nga zemra Edi Ramës edhe Min. Çuçi që besuan këtë detyrë te unë deri sot! Në 30 vite, sëbashku ja dolëm të bejme listat më të mira, të certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR! Bledi!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH